Reagim

Mendoj, se fjala e lirë, (me dëshirën me rrit vëmendjen për kah temat që trazojnë shoqnin tonë t’plagosun për 1000 arsye) duhet të jetë pjesë e debateve konstruktive. Diskutimet që mbajnë shtyllen kurrizore drejte, dhe ndërtojnë shoqninë e ndërgjeshme duhen prevalue edhe kur nuk na pëlqejnë në shikim/ndigjim të parë. Këto diskutime janë shpesh arsyeja që na ndihmon me pa ma thellë e ma larg. Për ata që thojnë, se debati nuk asht i vlefshëm në kët rrjet apo tjetër rrjet social, unë i them: mendoje edhe njiherë dhe hajde ta diskutojmë.

Tue mbështet fuqishëm shkëmbimet që ndezin vlera njerzore, haptas kundërshtoj dhe kritikoj çdo qasje cinike, tendencioze, totalitare dhe sadopak ofenduese që veç destinon të degradojë.

Nga njeni-tjetri na mundena me mesue dhe nuk asht për askend e dobishme me mbajtë kryet nalt e bosh nën drejtimin e kalit qorr të krenarisë. Unë tham të naltesohena tue ule kryet, të dëgjojmë, reflektojmë dhe dialogojmë. Në process besoj se asht e mujtun të ndërtojmë njeriun e sinqertë, të urtë dhe mendje-hapun, n’ne, tue i ndejt larg frikës dhe padijes, si dy helme që vrasin.

Për mue heshtja asht e artë veç në nji moment meditimi. Në kët realitet t’rrëmujshem ku ujku na shitet për dele, asht shumë e thjesht me tret e mos me u gjet, mes vikatjeve t’egos dhe narsicismit ekstrem “t’deles”. Tanë kena momente posht e nalt… E randësishme asht mos me ndejt posht as na, e as mos me tentue me vue kend për poshtë.

Zani i vlerës, t’vertetës dhe arsyes asht ma i randsishmi dhe meriton me u than e me dal në sipërfaqe. Na s’bashkut mundena me e mbështetë dhe ngritë kët za e me e kthye në jehonë të frymës t’qytetnueme. E kjo në botën virtuale dhe reale mbërrihet tue diskutue me njeni-tjetrin.

Me ken i lirë, për mue fillimisht don me thanë me ken i hapun dhe jo i mbyllun. E çdo drejtim tjetër konceptual, mendoj se asht devijim. Në konkluzion, kët kandvështrim e shof si emancipues tue ditë se plotësime dhe alternativa me shpirt dashamirës e mendje të kthjellët hapin rrugë për zgjanimin e tij vertikal dhe horizontal në pafundësi.

——————

Ky reagimi e gjeti rrugën në gazetën ‘Koha Jonë’. Për kte rrugëtim, falenderoj dashamirësinë e njeriut që kam kohë që e ndjek me vëmendje dhe vlerësim të anasjellt, mikun e mirë, Albert Vataj.

Gazeta Koha Jone Gazeta Koha Jone2

 

Comments

comments