Pirateria Online

piracy
Ky artikull u frymzue nga diskutimet me Markelian Kapidanin dhe ma pas u redaktue nga Rozafa Shpuza

Tue dashtë me i shkrue dy fjalë për piraterinë online, nuk po mundem pa reflektue mbi faktin se si sot në Spotify, me nji klik shkarkon çdo kangë për pak sekonda, ndërsa dikur ka kenë nji përpjekje dhe jo punë e vogël me ditë se si e ku me shkarkue nji mp3.

Ky shkrim për nga qasja e informimit në bazë të nji numri burimesh, tenton me hedhë dritë në hisorinë e piraterisë online, lloj informacioni që shpejt stivohet në fund të siteve, në pluhnin e harresës, tue mbetun i varrosun mes postimeve të stërshpejta dhe të shumta në rrjetet sociale e përtej. Po si filloj pirateria online?

Janë fillimet e viteve 1990 kur për herë të parë u hodhën hapat e teknologjisë USENET, që teknikisht mundësonte piraterinë online [Ref: 1]. Nga limited e kohës ku shpejtësia e internetit ishte 28.800 bit për sekond mbi nji linjë gerdhishtëse telefonike, pirateria ishte tejet e ngadaltë dhe jo krejt e formulueme sakt.

Usenet Servers & Clients - Ref: https://goo.gl/NdNU0G
Usenet Servers & Clients

Kjo lëvizje piraterie kishte fillue edhe sepse para pak kohësh ishte krijue i pari ‘mp3 encoder’. Ky encoder ishte krijue në vitin 1994 në nji laborator audio kërkimor në Gjermani me emni “Fraunhofer Institute”. Puna ishte e madhe dhe i mori inxhinierve rreth 7 vjet me e realizue, e mbas shumë testesh ku shpenzimet kalonin miliarda lekë u ba i mujtun krijimi i këtij prototipi encoderi funksional. Tue mos pas sukses në atë kohë me shitjet, Instituti e hodhi këtë mp3 encoder online falas për perdorim [Ref: 2].

mp3-history
Fraunhofer Institute

Ia vlen me u përmendë se mbajtësi ma i mbështetun i patentes së MP3 asht shoqëria e naltpërmendun “Fraunhofer Institute” në Gjermani, e themelueme në vitin 1949, por historia e trashigimit real, se kush e krijoi i pari MP3 asht e ndërlikume [Ref: 3]. Ky artikull http://goo.gl/sqnYyR nga Douglas Heingarter, ne “NYtimes.com” shpjegon me detaje historinë e pronësinë së MP3, e sikur i jep kredit në perqindje të ndyshme njerëzve, institucioneve e bizneseve në realizimin e këtij fotmati.

NYtimes.fw

Tue ju bashkëngjitë këtyne ndryshimeve dhe teknologjisë USENET, pak ma vonë, nji grup piraterie të nëndheshëm me emnin “(CDA) Compress ‘Da Audio”, adoptuen teknologjinë e parë funksionale të piraterisë online në gusht të 1996. Kanga e parë që u shpërnda ishte kanga e grupit te mirënjoftun Metallica, me titull “Until It Sleeps” [Ref: 4]. Tue kenë se shumica e njerëzve atëhere nuk ishin të familiarizuem me përdorimin e programe si USENET, nji nga nji, kangët e plota u ruejten në “floppy disks”, ku gjenin rrugën e postës për shpëndamje të matejshme.

(CDA) Compress ‘Da Audio
(CDA) Compress ‘Da Audio

Grupi rival i rradhës për shpërndamjen e muzikës pirate ishte “(DAC) Digital Audio Crew”, i themeluem dy javë mbas (CDA), dhe në risi mundësonte shpërndamjen e kangëve ma të fundit e ma të ndigjueme, si dhe shpërndamjen e zhanrave të ndryshem muzikore [Ref: 5].

(DAC) Digital Audio Crew
(DAC) Digital Audio Crew

Në bazë të mp3scene.info, asht interesant fakti se nji numër i vogël antarësh të të dy grupeve (CDA) dhe (DAC) kontestojnë se fillimisht ka qenë nji grup tjetër, i cili para daton dy grupet e masipërme. Ky grup i pirateve online emërtohej “(DMA) Digital Music Audio”, por për shkak se nuk ka prova te mjaftueshme, dhe ma shumë antarë të të dy grupeve dëshmojnë të kundërten e kësaj pikpamjeje, (DMA) nuk ka hy në rekordet e historisë si grupi i parë i piraterisë online [Ref: 6]. Ekziston edhe nji letër e shkrueme, e cila mbeshtet (DMA) si grup i parë i piraterisë online [Ref: 7], por ngaqë numri i të dhanave nuk asht i mjaftueshëm, ky kontestim vazhdon e mbetet vetëm nji hipoteze.

(DMA) Digital Music Audio
(DMA) Digital Music Audio

Si sot edhe atëhere, (ndoshta edhe ma e vërtetë atëhere) teknologjia ecte me nji shpejtësi të madhe, kështu që viti 1997 e kishte transferue piraterinë nga “floppy disks” në serverat e shkollave dhe shpejtësia e procesoreve tashma ishte dyfishue. Grupet organizuese të piraterisë online tashma shpërndashin jo vetem kangë, por edhe albume. Nga shpërndamja postare pirateria ishte përmiresue tue qarkullue nëpërmjet “IRC networks”, “FTP sites” dhe “HTML links”.

IRS

 

Me ecjen e shpejtë të teknologjisë ne 1998, grupi i piraterisë online i rradhes ishte “(RNS) Rabid Neurosis”, i cili fuqishëm filloi depërtimet nëpër dyqanet e muzikës, databases, kontratat mes artistash dhe kompanive shitje-blerëse të muzikës, tue pas hyrje jashtëzakonisht të madhe në të gjithë rekordet muzikore [Ref: 8]. Kësisoj, muzika u vue në dispozicion për pirateri në internet javë ma heret se në vendet e shitjes.

(RNS) Rabid Neurosis
(RNS) Rabid Neurosis

Në këtë periudhë, nji brez i pandashëm po i bashkangjitej (RNS), si rrjedhojë pirateria online po hidhte hapa gjigante përpara. Për shumicën e individëve të kësaj levizjeje të nëndheshme, kishte me kenë pervoja e tyre e parë dhe formuese e internetit. Të pëfshimë në këtë grup ishin edhe individë si Shawn Fanning, Sean Parker, John Fanning, të cilët ma vonë krijuen nji platformë të re dhe tejet të fuqishme. Platforma e filesharing që u krijue u qujt Napster, e dalja publike e saj u ba në qershor të vitit 1999 [Ref: 9].

Napster
Napster

Epoka e “artë” e piraterisë në internet tashma kishte fillue. Pirateria online bani që shpitë botuese të muzikës, bashkë me artistët që krijonin muzikën, të humbin miliarda lekë. Napster solli MP3 filesharing afër masave dhe në këtë periudhë po hidheshin hapat e parë të peer-to-peer (P2P) filesharing, ku kryesisht Napster lejonte shkarkimin e muzikes vetem. Gjithsesi, database e të dhënave të Napster ishte e vendosun në nji server qëndror, i cili solli edhe probleme në kohë të mavonshme [Ref: 10]. Napster ndryshoi botën, por u hodh në gjyq nga “(RIAA) Recording Industry Association of America” dhe kështu gjunjezohet tue dalë nga biznesi në 2011 [Ref: 11].

Shpërndamja peer-to-peer (P2P) ma vonë u përfeksionue, tue ndryshue plotësisht formen e shkarkimeve nga ato tradicionale. Me pak fjalë, shpërndamja peer-to-peer lejonte përdoruesit të shkarkojnë libra dixhitalë, muzikë, lojra online, filma etj., tue perdorë nji program i cili mundësonte shkarkimin nga nji kompjuter i nji përdoruesi në tjetrin, pa pasë nevojën e nji sërveri qëndror. Modeli (P2P) pruni nji revolucion të vërtetë në piraterinë online, sepse i jepte fuqinë çdo përdoruesi për shkarkime dhe shpërndamje.

pto1

Shumë shpejt, tue i riparue dobësite e Napster, shërbimet si Gnutella, eDonkey2000 dhe Kazaa morën hov në arenën e fileshare me implementime dhe formate të rinj protokolli, të cilët në fillim dëshmuen ndryshimin nga Napster, por nga që këto sërvise i kishin rranjët në interesat komerciale dështune, tue u ba kshtu epiqendër sulmi [Ref: 12].

Më 2001, Bram Cohen krijoi supër platformën BitTorrent, platformë të cilën pothuajse gjithsecili nga ne e ka përdorun, me vetdije apo jo. BitTorrent në thelb mori të gjitha formatet e shpërndamjeve të paraardhësve të tij dhe i riformuloj të gjitha në nji platformë shpërndamse të re e tejet të lehte me u përdorë. [Ref: 13].

BitTorrent
BitTorrent

Edhe pse BitTorrent nuk u ndalue asnjiherë për pirateri online, disa site të kësaj kohe e ma vonë e huazune modelin Torrent, tue u shndërrue me dashje ose jo në site piraterie të fuqishshme. Si rezultat, LimeWire mbyllet përfundimisht në 2010 [Ref: 14], Pirate Bay bastiset ne 2010 [Ref: 15], MegaUpload konfiskohet nga autoritete e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në 2012 [Ref: 16].

Untitled-6.fw

 

 

 

 

Pirateria Online sot nuk asht as aq komode e as aq e nevojshme. Shumë site ofrojnë muzikë falas ose me nji tarifë krejt të vogël edhe formate të ndryshme shkarkimi, si p.sh., Filma, eBooks etj. Tue ju rikthye Spotify, kjo platformë të jep mundësinë e shkarkimit të muzikës falas, plus 2 varianteve me tarifë minimale, tue ba piraterin online jo të domosdoshme. Gjithsesi, interneti asht nji rrjet i çuditshëm dhe me shumë të parituna, ku gjanat ndryshojnë nga dita në ditë. Pirateria nuk duhet pa gjithmonë si diçka negative e nga kjo qasje lind pyetja, se si mund ta përfeksionojmë internetin tue shkapërcye e tejkalue negativen e piraterisë me metoda ma të mira e ma të drejta.

 

Comments

comments