Material Design

12662040_10153949247619507_362348256556677571_n
Burimi i fotos: manualcreative.com

Me dëshirën për me hedh dritë për nga temat që prekin teknologjitë e reja, para pak kohe shkruejta 3 artikuj, “Flat Design”, “Pirateria Online” dhe “SharePoint”.

Ky artikull i radhës, asht nji vazhdim nën të njejtën kategori të shkrimit mbi Flat Design, dhe flet për nji prej prirjeve kryesore të dizenjos së vitit 2016, të quejtun Material Design.

Nuk ka shumë që, Google ka hedhë hapat e parë të kësaj gjuhe vizuale krejt të re në stil, ku evidentueshëm ka marrë dhe vazhdon në rritje me marrë vëmendjen e menjihershme të emrave kryesorë të fushave përkatëse. Karakteristikat e Modern Design janë shumë, por në ktë artikull dëshiroj me prekë vetëm ato ma kryesoret, tue iu referue instruksioneve të përdorimit që vetë Google ka parashtrue në këtë faqe.

Material Design, kryesisht veçohet për nga përzgjedhja e ngjyrave të harmonizueme, tipografia e përmasave të mëdha dhe hapsinat e qëllimshme të bardha, duke manifestu kështu nji prespektivë të guximshme e plot imagjinatë.

materialdesign_principles_metaphormaterialdesign_principles_boldmaterialdesign_principles_motion

 

Burimi i grafikave: google.com/design/spec/material-design

Udhëzimet e krijueme për shtjellimin e këtij zhanri janë produkt i nji pune disa vjeçare dhe shpjegojnë me imtësi elementet që e përbajnë.  Vetë emni, Material Design, sugjeron që koncepti i kësaj gjuhe vizuale të bazohet në atë se si materiali i përgjigjet kontaktit njerëzor. Asht nji fakt i njoftun, se kjo lëvizje estetike asht frymëzue nga studime mbi letrën dhe bojën, por avancue teknologjikisht.

Material Design mund të shifet si nji dizenjo skeumorfike por gjithashtu edhe e sheshtë, e mbushun me prekje inteligjente si për nga reagimi ashtu dhe procesi tranzicional. Nga pikpamja minimaliste, ka shumë të përbashkëta me tendencën gjithashtu në rritje tashma, të t’njoftun si Flat Design. Për ktë, shumë i referohen Material Design si “Flat Design 2.0”, sepse, në shumë forma, e para asht nji përditësim i të dytës, por tue shtue e pasunue me kontrast dhe lëvizje për realizimin e sajë. Gjithashtu, Material Design, aplikon ma në thellësi dritë-hijet, gja që lejon për ma shumë intensitet në krahasim me Flat Design.

Material Design premton të ndryshojë mënyrën se si komunikojmë vizualisht, tue shtrue kështu rrugën e nji epoke të re, të gjuhëve estetiko-grafike dhe strukturave metodologjike, si nji ndërveprim ma të zgjeruem.

Ashtu si Apple dhe Microsoft, Google ka kenë vazhdimisht emni kryesor në shumë risi gjatë viteve të fundit, tue na prue nji gjuhë dizenjoje e cila mund te kapërcejë vetveten tue synue variante të reja për tu ba nji pikë referimi e konsiderueshme, në ktë fushë, në t’ardhmen.

Material Design premton nji shtrimje graduale në të gjitha produktet e Google, tue sigurue një përvojë të qëndrueshme në të gjitha platformat dhe aplikimet. Por ky stil me gusto unike nuk ndalet këtu, edhe pse Google ka krijue Material Design kryesisht për produktet e veta. Së shpejti do të shohim se si kjo dizenjo do të shtrihet në të gjitha fushat e arteve pamore.

Në reflektim, gjatë studimit të gjuhëve pamore, duket se interesi ndaj dizenjove si Modern Design na injektohet lehtësisht në mënyrë të menjihershme dhe shpesh të pandashme. Ajo cka perceptojmë ne hasje me kto dizenjo, asht shpesh tërhekje magjepsëse, ashtu siç mund ta perceptojme edhe me nji dizenjo thellësisht skeumorfike. Edhe pse të kundërta në stil, këto dy forma, kur iu shohim linjat, simetrinë, perspektivat dhe pikpamjet e mirëorganizume gjeometrike të shtrime në balancën e duhun, bajnë që këto dy drejtime të kenë gjithsesi, emnuesa të përbashkët, mbasi arrijnë të njejtin efekt pëlqyeshmëniet natyrale nga vëzhguesi. Dizenjatorët profesionistë mund të ndryshojnë rregullat e lojës, por ata duket gjithmonë lanë themelin e parimeve bazë të pandryshueshëm. Kësisoj hulumtoj, se shpesh, të kundërtat në stil, edhe pse kaq të ndryshme në shikim të parë, joshin thellësisht njisoj.

 

Comments

comments