Fotografia me ekspozim te gjate

NYC | © Jetmir Troshani

Ne pergjigje te nji kerkese te perseritun prej disa miqve, vendosa me permbledhe ket shkrim mbi teknikat qe mundesojne realizimin e fotografise me ekspozim te gjate, si dhe nderkohe me ju tregue shkurtimisht se si u brumos pasioni i fotografise ne mue.

Afrimi me fotografine asht disi histori e gjate ne vite, por zanafillen e gjej ne bashkepunimet e mija me shume fotografe punen e te cileve e vlersoj, dhe jam mundue me i mbeshtete si edhe me u solidarizue me ta tue kene se landa baze e shkollimit tem te nalte universitar asht: “Web/Graphic Design”. Nji nder keto mbeshtetje ishte edhe ndertimi i dritores virtuale Foto.Pershkodren.com, per prezantimin e punes se tyne e po ashtu ne bashkepunim me miq artiste, krijimi i disa rubrikave te tjera te pasueme me nji numer konkursesh fotografie ne faqen PerShkodren.com. E verteta asht se kuptova qe ne keto marrdhanie te ndersjellta n’se ndalem te fotografia, ndjej se ma shume kam marre se dhane, mbasi frymzimi qe kane mbjelle ne mue asht rrite ne nji pasion te vertete dhe shume te dashtun.

Nder to, me duhet patjeter me u ndale ne dy fotografe per me i cilesue e vlersue ashtu siç e meritojne!!

Po filloj me Mjeshtrin Fotograf Frang Dushaj, nepermjet te cilit jam prezantue me magjepsjen qe percjelle fotoja me ekspozim te gjate. Fotografia e tij futet ne kategorine e arteve te bukura, ajo ndalet dhe udheton ne shpirtmendjen e shikuesit dhe asht pikerisht kjo ndjesi qe leshoi rranjet e para te admirimit tem ndaj ketij zhanri te fotografise, dhe zuni ne mue nji vend te veçante siç dashnia me shikim te pare. I jam mirenjohes ketij artisti!

Liqeni i Shkodres | © Frang Dushaj

E po vazhdoj me mikun e dashtun Ermal Grenazi, i cili jo vetem me ka frymzue me stilin dhe perkushtimin e tij kaq te detajuem dhe profesional, porse ai me ka dhane edhe udhezimet e para teknike te artit te fotografise. Mirnjohja jeme per Ermalin asht e madhe. Gjate vizites se tij ne New York deshmova prej afer se si ai asht nji thesar dituniet, ne njoftjet e thella jo vetem te aparateve fotografik dhe lenteve por edhe te stileve te ndryshme te fotografise. Ishte pikerisht Ermali qe ne fundpranveren e 2016-es me ndihmoi ne shkrepjen teme te pare te stilit me ekspozim te gjate. E ketu deshira jeme filloi me u kthyue ne besim, dhe afrimi drejt krijimit te asaj te bukre qe kishte leshue rranje ne mue qysh me Frangun, u duk per nji moment i mujtun, dhe ishte Ermali qe m’i dha krahe.

Bordighera | © Ermal Grenazi

Ditet, javet e muejt ne vazhdim kane kene nji perkushtim i perditshem per me e kthye deshiren ne realitet. Falenderoj gjithashtu thellesisht te gjithe ata artiste fotografe qe kane ba pjese ne jeten teme, e sidomos ata qe sot me japin kurajo me zemergjanesi dhe me perkrahin si nji prej tyne.

E tash pa humbe kohe po hyj ne teme ne lidhje me proçesin e realizimit te fotografive me ekspozim te gjate, e veçanerisht rrjedhen teme te punes mbi kete zhaner fotografiet tashma te stabilizuem prej shume fotografeve, si dhe i pranuem dukshem si nji stil unik vemendjemarres.

NYC | © Jetmir Troshani

Fotografia me ekspozim te gjate, asht nji nen-zhaner i fotografise artistike qe realizohet me ane te shkrepjes te hapun t’aparatit per te pakten ma shume se 1 sekond. Ne ket menyre gjithçka qe leviz pergjate kesaj kohe te shkrepjes, shnderrohet ne nji mjegullshkrimje artistike, ndersa objekteve te palevizshme i kristalizohen detajet, tue ofrue nji experience pamore unike, nji ndjesi perceptive mes reales dhe sureales.

Kjo lloj fotografie realizohet si gjate dites ashtu dhe nates, dhe ne te dyja rastet per mendimin tem, fotografite kane efektin e vet magjepes. Ne kete artikull do te flas ne detaje per rrjedhen e punes teme per realizimin e nji fotografie te tille, te shkrepun gjate dites, qe nga pergatitja, shkrepja e deri tek trajtimi perfundimtar.

Po filloj me pyetjen: A asht i randesishem lloji i aparatit per ket tip fotografiet? Mendoj se po, por jo domosdoshmenisht shtrenjtesia ne çmim asht ajo çka garanton aparatin e duhun per ket lloj fotografiet. Momentalisht une perdori dy aparate; Canon Rebel t3i dhe Canon 80D dhe hulumtoj per nji aparat te trete, kesaj rradhe Nikon. Canon Rebel t3i e perdori vetem per fotografite me ekspozim te gjate mbasi gjithçka tjeter Canon 80D e ban ma mire. Ndryshimi ne çmim mes ketyne dy aparateve asht i konsiderueshem; Canon 80D kushton rreth $900 ma shume se Canon Rebel t3i, por nji problem qe kam vertetue me Canon 80D asht se nuk ka nji proçes per me i realizue fotografite mjaftushem shpejt, prej nji ekspozimit te gjate ne tjetrin.

Per mue asht shume e randesishme qe koha e proçesit te jete e menjihershme mes shkrepjeve, kjo per arsye se shpesh me ndodh me shkrepe 9 ose 10 fotografi nji mbas nji, me mesatarisht rreth 1 minute ekspozim per secilen, foto te cilat, ma vone bashkangjiten ne nji proçes specifik. Shpejtesia e proçesit te vete aparatit asht e randesishme sepse nese nuk asht e menjihershme copezimi kohor dallohet… dhe efekti i lemuem i fotografise nuk asht ne butesine dhe shtrimjen e duhun.

Ingranazhet e duhuna per kete lloj fotografie jane:

  • Aparat fotografik (i cili lejon shkrepjet me ekspozimin te gjate)
  • Lente (e cila lejon bashkangjitjen e filtrave me densitet neutral)
  • Trekambesh
  • Telekomande (fakultative, por shume e sugjerueme)
  • Filter me densitet neutral (e domosdoshme vetem per diten)

Pregatitja

Baj gjithmone nji studim paraprak ne lidhje me vendin ku kam me realizue shkrepjen. Pyes nese ka fotografe te tjere qe kane fotografue te njajtin vend apo prej te njajtes vendndodhje si dhe nese kane shkrue ndonji detaj ne forme rekomandimi ne lidhje me te. Tane ky informacion me ndihmon me kene sa ma i pregatitun dhe sa ma i sakte kur te afrohet koha per shkrepjen teme. Po ashtu ndjeku si ka me kene moti ne oret e dites gjate te cilave kam me krye shkrepjen apo shkrepjet. Parapelqej me fotografue gjate orareve te perendimit, kjo per arsye se drita e ketyne oreve asht per mue ma e perzgjedhuna per tonalitetet dhe nuancat e saj te thella. Gjithashtu pelqej me fotografue ne dite te vraneta kur rete kane levizje ma te shpejte prej eres.

Trekambeshi

Nevoja e nji trekambeshi per ket lloj fotografie asht e domosdoshme, per arsyen e vetme se koha e hapjes se aparatit mund te jete 1 sekond e siper, dhe mundesia qe aparati me levize prej pozicionit statik gjate kesaj kohe asht e madhe, e si rrjedhoje e pakontrollueshme ne dimensione milimetrike. Kesisoj, trekambeshi jo vetem qe asht i domosdoshem por keshillohet te jete vertete cilesor dhe i qendrueshem ndaj kushteve jofavorizuese atmosferike. Une perdori “Oben AC-1361 Tripod” me te cilin realizoj tane fotografite e mija me ekspozim te gjate.

Kompozimi dhe qartesia e fokusit

Mbasi stabilizoj mire aparatin ne trekambesh dhe aranzhoj kompozimin e fotografise, vendosi kujdesshem ndryshimet teknike per nji shkrepje sa ma te qarte. Aparatin e vendosi ne fokus manual dhe per pasterti maksimale zmadhoj respektivisht treguesin e kuadrit (viewfinder). Mbas kesaj kalibroj lenten deri sa objektivi i larget qe synoj te shifet qartesisht si me dylbi. Kete proçes e shof dhe e trajtoj si shume te randesishem sepse me ndihmon drejt mberritjes dhe perfeksionimit te cilesise se fotografise.

Lidhja e telekomandes me aparatin

Si hap te rradhes, lidhi telekomanden me aparatin. Pjese tjeter shume e randesishme e ketij proçesi:- ne vend qe me realizue shkrepjen tue shtype me gisht butonin e aparatit, e realizoj tue shtype telekomanden, qendroj mjaftueshem larg prej aparatit , per me shmange keshtu, levizje apo dridhje qe kishin me dobesue cilesine e fotos. Aparati dhe trekambeshi qendrojne statik siç puna e kerkon.

Vendosja e filtrit me densitet neutral

Tue ndjeke radhen e punes, me kujdes vendosi ne aparat filtrin me densitet neutral. Filtri qe perdori zakonisht asht filter me densitet neutral me 10 ndalje. Ky filter perdoret per me balancue sasine e drites qe deperton ne aparat, tue sigurue nji imazh me thellesi pamore ne cilesine e duhun.

Shkrepja test

Nji pyetje me randsi qe me bahet asht:- Si e vendos kohe-zgjatjen e hapjes se aparatit per nji ekspozim te gjate?

– Per me kuptue kete, baj nji shkrepje test me diafragem me 8 ndalje (Aperture f8) dhe me ndjeshmeri te sensorit te imazhit 100 (ISO100). Prej ketij test, verej shpejtesine e shkrepjes (Shutter speed) dhe mandej perdori tabelen e konvertimit mbi te cilen bazohem ne te tilla raste, tue llogarite gjithmone edhe filtrin me densitet natyral me 10 ndalje. Simbas tabeles se konvertimit n’se shpejtesia e shkrepjes test asht 1/15 e sekondit, shtoj edhe 10 ndalesat e filtrit, dhe keshtu mesoj se kohe-shkrepja e ekspozimit te gjate duhet te jete 60 sekonda. Per me ba kete matje kohore te shkrepjes me ekspozim te gjate, pervec tabeles se konvertmit mund te perdoren edhe aplikime te atilla si; PhotoPills, NDTimer e shume te tjera, te cilat mund ti gjeni online.

Kohe-hapja e shkrepjes

Ne vazhdim me shembullin e llogaritjes se masiperme; vendosi me kujdes ne lente filtrin me densitet neutral, ndersa aparatin e kam te vendosun ne kohe-shkrepje te kontrollueshme prej telekomandes (Bulb mode). Diafragma asht ne 8 ndalje dhe ndjeshmeria e sensorit te imazhit ne 100. Mbasi sigurohem per parametrat, hapi diafragmen me telekomande dhe mbas 60 sekondash e mbylli ate. Ne ket menyre, shkrepja e pare me ekspozim te gjate u ba me sukses. Mandej baj minimalisht edhe 9 shkrepje te njillojta dhe te njipasnjishme.

Post Production (Perpunimi)

Te gjitha fotot fillimisht i hapi ne programin Lightroom me qellim balancimin e ngjyres te bardhe (White Balance). Mandej i transferoj fotot ne Photoshop per me i bashkangjite tue perdore tekniken e njoftun me emnin “Photo Stacking” (Stivim i fotove) dhe si hap te fundit perdori aplikimin “Nik Collection”, ku specifikisht ma se shumti punoj me “Viveza” dhe “Silver Efex Pro” te cilet me japin mundesine me arrite pamjen fillestare.

Ekziston nji numer i madh i “Online tutorials” (kurse online) te cilet mund te ndihmojne per realizimin e fotove me ekspozim te gjate e shpresoj qe edhe ky pershkrim i jemi ka me kene i vlefshem ne nji fare menyret, si nji nder to. Fotografia me ekspozim te gjate asht nji nder stilet e pelqyeme te mijat, mbasi ne ket fotografi surealja dhe realja preken ne nji pike, ashtu si andrra me zgjadrren ne t’perditshmen tone.

Asht pikerisht ky kandveshtrim ne t’cilin due me u ndale dhe meditue nepermjet fortografise teme, pikerisht kjo pike apo vije e holle mes dy boteve… dhe shpresoj qe kjo e mesme e arte pamore e shpirtnore, te manifestohet ne fotografite e mia.

Comments

comments