Ekspozita e Adrian Pacit ne NYC

Adrian Paci.fwPara pak ditësh, galeria prestigjoze “kaufmann repetto New York” në nji ekspozitë avant-garde, i hapi dyert tre punimeve të artistit Adrian Paci, tashma pjesëmarrës i evidentuem në shumë galeri elitare botërore. Në këtë ekspozitë, të tri video-punimet ishin rrëfime përsonale të Adrianit, segmente unikale të jetës së tij të shndrrueme mjeshtërisht në nji eksperiencë universale. Për ma shumë detaje në lidhje me tre punimet, lexo “press release”.

Ekspozita u frekuentue nga njerëz të botës së artit të New York-ut, kuratorë, koleksionistë, kritikë arti e galeristë. Nuk mungonin as miqtë nga komuniteti shqiptar, artistë e artëdashës, ndër të cilë edhe piktori i mirënjoftun nga Shkodra, Gjergj Pali.

Me Adrianin u takova nji natë para ekspozitës. Shkëmbyem mendime dhe ngrohtësi, e s’kishte si me ndodhë ndryshe: kryefjala e diskutimeve tona ishte Shkodra. Mbas ekspozitës, tue i shtrëngue dorën, i shpreha vlerësimin e sinqertë për punën e tij dinjitoze dhe autentike, e theksova se njohja me të ishte reflektuese.

Njerëz si Adriani e kan forcën me ta kthye shpresën në nji mundësi reale. Siç thotë edhe ai: “kadalë kadalë, me kohë e pa sforcime, mund të bahen gjana të pjekuna mirë, e cilësore.”

Ma poshtë mundeni me pa disa fragmente të video-punimit me titull “The Guardians” që kujtdo, por specifikisht shkodranve, i sjell nji emocion të veçantë. Videoja e paraqitun te ekspozita, në fund shkruante: “Shkodër 2015”, e në shumë forma, mue përsonalisht, m’u duk si nji dedikim.

Edhe nji herë e falenderoj Adrian Pacin për ngritjen e asaj që shumë nga ne aspirojmë aq fort: ngritjen e Shkodrës në naltësitë ku ky qytet kaq natyrshëm perceptohet prej nesh.

Artikulli i masipërm u postue edhe te gazeta Koha Jonë. Falenderojmë pa fund për mbeshtetjen e vazhdueshme Z. Albert Vataj.
12233294_10207731941047477_1643592484_n
Shkrimi e gjeti rrugën edhe në sitin Tirana Obsërver, falë mikeshës tonë të nderuar që na mbështet kaq fort Znj. Freskida Miloti.
Tirana.fw

http://www.tiranaobserver.al/adrian-paci-ne-galerine-prestigjioze-kaufmann-repetto-new-york/

Gjithashtu, shkrimi u rrok edhe nga faqet e gazetes Telegraf. Falenderime e dashur Freskida Miloti.

12283041_10154348467817926_1305897099_n

 

Comments

comments