Probleme Antaresimi?
Olta është vajza dhe fëmija i parë i Zehrudin Dokles. Ka lindur me 10-10-1979 në Kukës.
Arsimin 8-vjecar e ka kryer në Shkodër në shkollën 8-vjecare ushtrimore ''7 Nëntori'' sot ''Qemal Stafa''.
Arsimin e mesëm e ka kryer në Tiranë në gjimnazin e përgjithshëm ''P.N.Luarasi''.
Arsimin e lartë e kreu në Universitetin "Sveti Kliment Ohridski" në Sofje - Bullgari për degën Drejtësi.
Në vitin 2006 mbrojti shkallën Magjistër në 3 specialitete: Marëdhënie ndërkombëtare, Drejtësi Ndërkombëtare dhe Drejtësi Penale.
2006 - Punoi si Jurist-Konsulent në Sofie.
2006 - U martua me Jetmir Troshanin në New York.
2006 e në vazhdim punon si Ekspert në marrëdhëniet ndërlidhëse në një kompani prestigjioze siguracionesh në Downtown-Manhattan, New York.
Jetmiri është fëmija dhe djali i vetëm i Sabah dhe Sabahet Troshanit. Ka lindur më 22-11-1976 në qytetin e Shkodrës.