Miresevini tek Pema e Familjes Troshani

Miresevini tek Pema e familjes Troshani. Une Jetmir Troshani djali i Sabahit, nipi i Alise dhe sternipi i Myrto Troshanit jam nismetari i kesaj faqeje interneti dhe jam me origjin nga Shkodra. Kam ndermarre nje projekt sa te madh aq edhe te rendesishem i cili eshte gjetja e rrenjes se familjes Troshani. Ne Shkoder ne Troshant krenohemi me fisin tone per vjetersin dhe kulturen e tij.

Ne qoftese ju jeni te interresuar ne kete projekt me kontaktoni, jam i hapur per bashkepunim. Kam shume deshire te di nese ka nje trung te vetem Troshansh i cili na bashkon te gjitheve.

Infomacionet qe do gjeni ne kete faqe interneti nuk jane percjellur vetem gojarisht e brez pas brezi nga te paret tane, gjysherit dhe gjyshet tona te mrekullueshme, por fale nderes nivelit kulturor qe kane pasur keta te fundit, keto fakte jane lene gjithashtu te shkruara dhe te dokumentuara.

Sot, ne brezi i ri, thjesht e me respekt po i japim ze dhe po i publikojme keto shkrime te ruajtura me kujdes duke perdorur teknologjite e reja, per ti mbajtur gjalle e fresket si dhe per te percjellur kulturen qytetare te ketij fisi e se kush ka qene e eshte fisi "Troshani" dhe trashegimnia e tyre.

Brezit tone sot i ngelet detyra te kulturoje dhe te informoje brezat e rinj pasardhes, per historine e fisit te tyre te vjeter, histori kjo jo vetem e nje fisi por edhe e nje qyteti. Vetem keshtu do te percillet e pasohet dege pas dege pema e ketij fisi e do ti shtohen fruta brez pas brezi trashegimnise qe lane te paret tane.

Mirenjohje:

Falenderoj vecanerisht bashkeshorten time te dashur, Olta Dokle-Troshani, per punen e vazhdueshme ne redaktimet dhe editimet e teksteve te publikuara ne kete faqe.

Falenderoj ngrohtesisht Baben Sabah, Axhen Myfit e Axhen Gezim per gadishmerine e cdokoheshme dhe kotributin e tyre shume te madh ne kete projekt.

Gjithashtu falenderoj se tepermi bashkepunetorin tim te ngushte ne kete projekt, Visar Troshanin, i cili percjell me shume kujdes e rrespekt trashegimnine e gjyshit te tij te nderuar.

Nuk mund te le pa permendur dhe falenderuar edhe anetare te tjere te fisit te cilet kane kontribuar me foto dhe informacione te tjera plotesuese per kete faqe interneti, emrat e te cileve po i rradhis ne vijim, ne menyre alfabetike; Aida Sokoli, Alma Troshani, Alsida Troshani, Bledar Troshani, Brixhilda Sokoli, Dorian Troshani, Eklanda Bekteshi, Enkelejd Troshani, Irgen Troshani, Kozeta Sokoli si dhe Sidita Troshani.

Komente

urime JETI kjo eshte

urime JETI kjo eshte permbledhja me e bukur dhe me origjinle qe kam pare ndonje here.kjo faqe interneti tregon nje mirenjohje dhe nje rrespekt te thelle dhe te madh per te gjithe brezat qe kane kaluar dhe qe kemi njohur, gjithashtu tregon nje rrespekt per te gjithe brezin e sotem dhe ato qe do te vijne mbas nesh.Urime edhe nje here dhe vazhdoni keshtu.