
Laja (Zyhraja) sepse shkurtimisht eshte thirrur Laje dhe keshtu njihej ndersa per Zyhra nuk e njihte njeri. U martue per te paren here me Sllobo Rakiqin ne fillimet e 1900..., mbasi u martue e re at dite qe u ba nuse e kemi nxjerr ne oborr se desh na ra shpija mbrenda mbasi ishte leshu tan Shkodra mbare gra e vajza me ardh me e pa.
I shoqi i saj kishte nje dyqan pemeshites, por nga fukaralleku qe ekzistonte ne ate kohe u detyrue me e mbyll dyqanin masi nuk kishte pune, e ema e tij (Sllobos) u mbyt ne pus. Ky nga halli u bashku me Lajen shkoj ne Jugosllavi mbasi ishte padgriçan u vendos ne Sarajeve se kishte disa kushri te larget atje edhe ketu nuk siguroj pune por u detyru me ble e me shite plaçka (rroba) te vjetra.
Popullin e shkrete e kishte pllakose mizerja e fukaralleku. Nuk gjeti pune dhe nuk ishte ne gjendje te siguronte kafshaten e bukes, saqe Laja u detyru me ardh tek na me mushe barkun me manda sepse rrinte edhe 24 ore ma pa hanger dhe nuk na tregonte se nuk kam buk me hanger. Kishim 2 manda ne oborr dhe hypte me pantallona sa ne njerin ne tjetrin, dikur e marrim vesht dhe i thane Alija e nana, pse nuk na the se nuk ke buk me hanger. Ajo pergjigjet e ç’ka te ju them, e heshte.
Ajo ishte nje grue me zemer te madhe, nje grue fisnike daillare. U detyruem ta ndajm nga ai burre e ta mbajme ne shtepi. Mbas pak kohe e martum perseri me Hafiz Halili Salen dhe me kete lindi keto femi: Enverin 19.., Ismetin me 15 Shtator 1935, Fejzine me 5 Korrik 1937, dhe Myzejenen me 15 Qeshor 1943.
Lajes me gjithe se nuk kishte ma skamje buke e mjerimi por ju desht ne moshe te re me rrite edhe femijte qe gjeti tek Hafiz Halili me grue te pare, Salen e dy vajzat Hasijen e Adilen. Gjate okupacionit Italo – Gjerman i takoj perseri me vuajt mbasi shtepija e saj ishte vue plotesisht ne sherbim te Luftes N.Çlirmitare. Sala u ilegalizue mbasi ndiqej nga qeveria, per ta arrestue dhe per kete interrnojne Hafiz Halilin sepse nuk e dorzon djalin. Mbas sa kohe me 14 korrik te vitit 1944 vritet ne perpjekje me xhandaret ne sherbim te te okupatorit Sala dhe nuk dorezohet i gjalle. Laja ishte edhe trimereshe, kur Sala donte me e nis kund me trakte ose me ndonj leter nder bazat ilegale, Laja i kerkonte me jep bombat se ato di me i perdor n’sa revolen nuk di mir e sa te jem gjalle nuk ja dorezoi kuje. Mbas çlirimit te Shqiperise , ne vitin 1944 Laja u aktivizua shume me organizaten e gruas.
- Ja disa karakteristika te saja; ishte e sinqerte e dashur bante ç’mos qe nder njerzit e mire me fatkeqesine te merrte pjese me ja largue te keqen. Gezonte dashurine e besimin e njerezve. Kjo u vertetue me rastin e vdekjes saje, sa pjesemarres pati ne varrimin dhe ç’fare fjalesh te mira fliteshin ne at kohe dhe gjitheher per te. Laja vdiq me 20-03-1974.
Sipas ditarit te Axhes Kasem.
Shtypja e teksteve nga nipi i tij Visar Troshani.