Fisi Troshani

Familja jonë ka ardhë ne Shkoder rreth viteve 1650-1700 nga katundi (fshati) Troshan i Zadrimës, sot rrethi i Lezhës (dikur rrethi i Mirditës).

Kan ardhë te parët e tone dhe kan zan vend në lagjen Tepe – Shkodër, ma vonë me shtrirjen e qytetit në lagjen Serdaraj ku asht sot frigoriferi, mbasi qyteti i Shkodrës ka qenë rreth kalasë Rozafat, lagja Tepe Draçin, ajasëm e qafë. Jan ken thirr lagjet tabake e Terzi. Kan banue këtu deri në vitin 1908. Kohë në të cilën kan ble shtëpinë ku banojnë sot në lagjen Rusi i vogël (Vojo Kushi).

Ketu ka ardh Stegjyshi jem Myrtoja e axha Etejemi (Temoja) me gratë e tyre dhe me sa fëmi. Kan ushtrue profesionin e duhanxhiut, grijshin duhan me një hark dore dhe në pazarin e vjetër kan pas një dyqan dhe e shitshim.

Sipas ditarit te Axhes Kasem.
Shtypja e teksteve nga nipi i tij Visar Troshani.

Komente

Une jam djal troshansh edhe e

Une jam djal troshansh edhe e kam shpin edhe une ne rus te vogel, jam nipi i Reshit Troshanit, deshta me shtu disa detaje te randsishme.............

Fisi i Troshanve e ka origjinen nga bjeshket e oroshit te Mirdites... masi kan ra ne gjak me bajraktarin, nga fisi i Bibajve, jan shperngul ne fshatin e Troshanit. Nga kushtet veshtira te jeteses te ketij fashti (Troshan-ne gjuhen serbo kroate do te thote 'vend i that') kan migruar ne Shkoder dhe pikerisht jan vendos ne lagjen Tepe.

Ne varrezat e vjetra te kesaj lagjeje eshte gjetur nje gur i punuar, ne te cilin ishte e shkrume me shkronja arabe ky emer 'Zejnun Troshani' dhe vitet 987-1028. Vitet e paraqituna masiper jan ne kalendarin arab, me kalendarin ton jan afersisht keto vite 1662-1703. Ky gur, qi sapo permenda, deshmon per pasunin e familjes Troshani, sepse nji te tille vetem tregtaret e pasun e kan lan ne emer te tyne, (tregtaret musliman i kan porositur ne Misir kurse ato katolik i kan porositur ne venedik).

Ne tepe edhe sot ba me shku, ke shpin e stermadhe te trashaneve, e ndertume me stil turk, me pexhere me harqe etj etj................

Persa i peket tregtis, stergjyshi jem, Mahmut Troshani, ka tregtu me shumic lekura te regjuna (I eksportote ne raguz me nji bilalin, nji nga anijet e vllazenve Bilali), kurse ne treg te vjeter ka trashegu dy dyqane nga i ati, njenin e kishte mrenda ne Bexhisten ne te cilin tregtote qylyma te importum nga Libani, kurse tjetrin e kishte jasht dhe e mate si magazin. Pervec tregtis, ishin edhe pronat e perhapuna ne fshatna te ndryshem si Melgush, Zadrim, Kolagjin, Kuc etj... Gjithsej jan rreth 120 dynum toke.

Une quhem Irgen Troshani............ Faliminders per mirkuptimin.

Idea asht per tu admiru

Idea asht per tu admiru..gja e bukur e me vlere..simas historis qi lexova ka shum shanse me ken kushri..historia perputhet..emna te ndim...po nuk e di se ne cilin vit ka ken kthy nji deg e juja ne mysliman..e ka vazhdu mandej ashtu..se dikush prej fisit tem ka pas ken ngjak e jan msheh ne malsit e malit te zi..ne cetinje ne at koh..e na kena met si deg katolik...kam me kerku per kyt gja..

Lisien Troshani

Hallall fisit Troshani. Nga

Hallall fisit Troshani. Nga familja Lesha.
Virtyt Lesha

Jetmir Troshani's picture

Falenderime te perzemerta

Falenderime te perzemerta Irgen dhe LisienTroshanit, per detajet dhe informacionet plotesuese ne lidhje me fisin Troshani.

I falenderojme te gjithe ato qe kontribojne me informacione dhe fakte ne lidheje me fisin Troshani.