
Artur Troshani ishte femija i dyte i Myfit dhe Fitnet Troshanit.
Ka lindur me 09-04-1971, ne qytetin e Shkoders.
Arsimin fillor dhe ate 8-vjecar e kreu ne shkollen “7 Nentori” ne Shkoder.
Arsimin e mesem e kreu tek shkolla e mesme e pergjithshme "Oso Kuka" ne Shkoder.
Artur Troshani ishte nje djale me zemer te gjere, teper i rrespektueshem dhe inteligjent, i hijshem dhe i qeshur, i sinqerte dhe i cilter me pak fjale ai i kishte te gjitha virtytet e larta te nje Zoterije Shkodran te mirefillte. Arturi ishte kenaqesia, sherbeti dhe lezeti i tavolinave si ne ambjentet familjare ashtu dhe ne ato jashte saje. Ne djemte a xhaxhallareve te tij gjithmone e admironim me rrespekt te vecante.
Nga viti 1990-1994, Arturi punoi si kamarier/banakier. (Duhet theksuar se kamarieret dhe banakieret kan pasur nje status te larte si profesion ne qytetin e Shkoders gjate atyre viteve.) Si fillim Arturi u punesua tek “Rrumullaku” (Lulishtja 1 Maji) ku bashkepunoi me Gani Alibalin. Me vone punoi tek pasticeria e njohur “Mark Poja”. Ne vazhdim punoi tek lokali me i njohur ne Shkoder i asaj kohe “Kafja e Madhe”. Arturi, ne marrdhenie me punen njihej per djale i zoti, korrekt, besnik dhe shoqeror.
Jeta nuk u tregua bujare me Arturin pasi e shkeputi shume para kohe nga Pema e Troshaneve. Me daten 3-12-1994 ne oren 7:30 pasdite Arturi humbi jeten e tij te re, ne nje aksident me makine ne Fshatin Bajze te Shkoders me dy shoket e tij te ngushte te femijerise, Arsen Gjyrezi dhe Bardh Mdhoja. Ne rrespekt e kujtim te Arturit, emrin e tij sot e percjell nipi i tij, djali i dyte dhe femija i trete i Arben Troshanit.