Ali Troshani

Ali Troshani
Lindja: 
03-18-1905
Vdekja: 
19-10-1979

Ali Troshani eshte djali i dyte i Myrto Troshanit.

Ja si e pershkruan jeten e Ali Troshanit vellai tij Kasem Troshani ne ditarin personal te krijuar nga po ai vete per familjen Troshani.

Alisë i takoj barra ma e randë ose e madhe me na mbajt, ju desht që në mosh të re afër 15 – 16 vjeç të shkojë me punue në Tiranë punëtorë krahu meqenëse ketu nuk kishte pune dhe ajo puna qe bante punetor rruget (per ndreqjen e rrugeve ishte me periudhe) n’sa atje mund te siguronte buken e gojes dhe te kurseje ndonje lek per te na dergue neve ketu me gjithë punen e pakët që bante nana ne shpi duke qepë jorgana aty tek disa tregtarë, mbasi ishim Laja, Hatixhja me Jakupin qe do ushqeheshim.

Atje punoj një periudhë te shkurtë mbasi nuk pat ma punë sepse u dynden në Tiranë nga të gjtha rrethet, punëtorë me shit krahun e punës vetëm per buk gojet. Kjo rreth viteve 1920 – 30 e ma. Por Alija nuk ndejt ma shumë se një vit atje dhe u detyrue te kthehet e të ushtroj zanatin e duhanxhiut, hapi një dyqan në pazarin e vjetër ku grinte duhan me një çarkë dore dhe e shiste, duhanin e blinte nga fshataret. Kete profesion ka ushtrue vazhdimisht. Në kohën e regjimit Zogollian rreth vitit 1933 duhani u ba monopol i shtetit dhe nuk u lejote që të përpunohet dhe të shitet pa taksen e shtetit. Alija e ka ushtrue kete profesion kontraband, dhe a kenë njoft si kontrabandist ma i madhi ne Shkodër, dhe ma guximtari.

Ja disa raste:

Rojet e financës të rregjimit Zogollian e kishin marrë vesht se Alija blente duhan tek fshatarët ne Shtoj, mbasi ishin ortake me një Bajro Manushin(Sekiq) dhe e binte natën me biçikletë mbrapa. Ato një natë e rrugicë të ngushtë nga ku do kalonte pa hy ne qytet dhe e lanë të avitet afër, mbaj e thërrasin, ndal se të vramë, ky i jep forca biçikletës, ato ishin ne kambë dhe nuk ju ndal, ndetyrue me shti me armë të gjata përpjetë që ta friksojnë por ky nuk ja ndal.

Në një rast tjetër kishte futur ne gji paketëa duhani dhe po i çonte në një dyqan te Arra e Madhe, Alija po sa futet mbrenda dhe financierët e ndjekin për ta kapur me revole në dorë. Ky ju ikën, ato e qëllojnë edhe Alija me një revolver Nagant i qëllon por pa u plagos asnjëra palë. Siç e shpjegon Alija dhe populli aty taman skene e filmave të perendimit. Alija ka shumekesi rastesh. Për mas me u zgjat se ka historina shum po përsëris edhe një rast.

Mue me kishte dërgu Alija me çue da duhan te grirë deri në lagjen Parrucë në një dyqan, në këtë kohë don me më ndal një n/oficer Bashkie, Ferhat Sinani, unë ngaqë isha ngarkue me duhan në gji nuk ju ndala, isha me një biçikletë dhe ai me një biçikletë e më vihet mbrapa. Në fund vjen në derë dhe kërkon Alinë, dukei than për mue çu ba ai kopil që nuk mu ndal kur e urdhërova për tu ndalë, mbasi ban da fjalë, ai e kërcënoj Alinë, e Alija hoqi revolen nga brezi dhe desht ta qëllonte mbasi edhe ky ishte me revole me dorë por ndërhyjnë disa komshi dhe e ndalojnë.

Sa herë kanë ardhë për kontroll ne shpi rojet e financës për ta zbulue duhanin dhe çarkun me dhjetra here. Në një rast na erdhën në befasi sa qe gati e zunen ne shpi. Jakupi merr çarkun e duhanit dhe nga nje baxhe e nxjerre ne pullaz dhe qendron dhe ai aty lart, deri qe mbaron kontrolli dhe ato nuk i shofin. Sa kemi hequr per te jetue. Lufte per ekzistence.

Ne vitin 1926 Alija martoj Lajen me nje te quajtur Sllobo Radiq. Ne vitin 1929 u nda prej tij sepse nuk ishte ne gjendje me e majte. Ne vitin 1931 e martoj perseri me Hafiz Halilin dhe ne vitin 1933 martoj dhe Hatixhen me Xhemal Xhahysen, sa ka vujt ky njeri(Alija) se bashku me nanen me na rrit. (Me shkrue per nanen se ka ken si burr vijshin gra nga lagja me e pyte per c’do gja ka qene intiligjente). Ne vitin 1929 nga fukaralleku i madh u detyrume me nderrue shtepi, me leshue shtepine tone me qera e hyme ne nje shtepi ketu ne lagjen ton afer tue pague ndonje qira me pak se sa merrshin ne nga shtepia jone.

Me daten 21. XI. 1933 Alija u martue me Minen te bijen e Ymer Mustafes nga Dobaçi e linden keto femi. Myrto(Myfiti) me 17/XI/1934, Mahameti (Zyhdija) me 26 – I – 1936, Eqremi me 14 – IX – 1937 kete femije ja kan pase fal Faikut ky nuk jetoj ma shume se nje vit dhe vdiç. Skenderi lindi me 28 – VI – 1939, Lirija e I lindi me 1942, Hyseni lindi ne vitin 1944, Lirija e II me 27 – III – 1947. kurse Sabahi lindi me 10 – 07 – 1949. dy Lirijet i kan vdek njera ngaviti i pare, kurse e dyta afer 4 vjetesh.

Ne vitin 1937 kishim grumbullu sa pare dhe porositem me Drezen Gjermanise dy maqina qe bojshin çorape me dore. Alija vazhdonte te ushtroj profesionin e tij prej duhanxhiut, n’sa me Jakupin punojshim çorape. E kemi ushtrue kete profesion deri me 1939 kohe ne te cilen u pushtue vendi i jone nga Italia fashiste dhe u detyrume ta linim sepse vershonin madhrat stoqe te Italise dhe na konkurunen.

Gjate okupacionit bleme sa biçikleta qe i leshojshim me qera dhe ndreçshim biçikletat e klientave. Kete profesion e kena ushtrue deri ne vitin 1944 qe u çliru Shqipnija, me perjashtim te periudhes e kena ken te internum ne Kruj.

Sipas ditarit te Axhes Kasem.
Shtypja e teksteve nga nipi i tij Visar Troshani.