Miresevini tek Pema e familjes Troshani. Une Jetmir Troshani djali i Sabahit, nipi i Alise dhe sternipi i Myrto Troshanit jam nismetari i kesaj faqeje interneti dhe jam me origjin nga Shkodra. Kam ndermarre nje projekt sa te madh aq edhe te rendesishem i cili eshte gjetja e rrenjes se familjes Troshani. Ne Shkoder ne Troshant krenohemi me fisin tone per vjetersin dhe kulturen e tij.
Ne qoftese ju jeni te interresuar ne kete projekt me kontaktoni, jam i hapur per bashkepunim. Kam shume deshire te di nese ka nje trung te vetem Troshansh i cili na bashkon te gjitheve.
Infomacionet qe do gjeni ne kete faqe interneti nuk jane percjellur vetem gojarisht e brez pas brezi nga te paret tane, gjysherit dhe gjyshet tona te mrekullueshme, por fale nderes nivelit kulturor qe kane pasur keta te fundit, keto fakte jane lene gjithashtu te shkruara dhe te dokumentuara.
Sot, ne brezi i ri, thjesht e me respekt po i japim ze dhe po i publikojme keto shkrime te ruajtura me kujdes duke perdorur teknologjite e reja, per ti mbajtur gjalle e fresket si dhe per te percjellur kulturen qytetare te ketij fisi e se kush ka qene e eshte fisi "Troshani" dhe trashegimnia e tyre.
Brezit tone sot i ngelet detyra te kulturoje dhe te informoje brezat e rinj pasardhes, per historine e fisit te tyre te vjeter, histori kjo jo vetem e nje fisi por edhe e nje qyteti. Vetem keshtu do te percillet e pasohet dege pas dege pema e ketij fisi e do ti shtohen fruta brez pas brezi trashegimnise qe lane te paret tane.
Familja jonë ka ardhë ne Shkoder rreth viteve 1650-1700 nga katundi (fshati) Troshan i Zadrimës, sot rrethi i Lezhës (dikur rrethi i Mirditës).
Kan ardhë te parët e tone dhe kan zan vend në lagjen Tepe – Shkodër, ma vonë me shtrirjen e qytetit në lagjen Serdaraj ku asht sot frigoriferi, mbasi qyteti i Shkodrës ka qenë rreth kalasë Rozafat, lagja Tepe Draçin, ajasëm e qafë. Jan ken thirr lagjet tabake e Terzi. Kan banue këtu deri në vitin 1908. Kohë në të cilën kan ble shtëpinë ku banojnë sot në lagjen Rusi i vogël (Vojo Kushi).
Ketu ka ardh Stegjyshi jem Myrtoja e axha Etejemi (Temoja) me gratë e tyre dhe me sa fëmi. Kan ushtrue profesionin e duhanxhiut, grijshin duhan me një hark dore dhe në pazarin e vjetër kan pas një dyqan dhe e shitshim.
Kerkojme ndjese nese emrat, ditelindjet ose ndonje informacion tjeter eshte i pasakte. Ju lutemi dergoni e-mail me medimet dhe informacionet tuaja te sakta duke mbushur formularin nen seksionin Kontakt.

Rezarta eshte vajza e Kujtim dhe Ylvije Troshanit.
Ka lindur me 01-07-1982, ne qytetin e Shkoders.